E panë në video duke ngrënë 2 copa torte, çifti i kërkon të ftuarit para: Na jep lekët sa më shpejt

Dasma dhe gjithçka që e shoqëron atë, kërkojnë që çifti dhe familjet e tyre të vënë dorën thellë në xhep. Ndërkohë, “limiti” kalon kur çifti i kërkon mysafirëve që të paguajnë pjesën e tortës që do konsumojnë. Por, ata nuk u mjaftuan me aq dhe vendosën që t’i kërkojnë një të ftuari, para për pjesën e dytë të tortës që ai konsumoi.

Konkretisht, sipas mediave të huaja, çifti përmes një mesazhi të dërguar një të ftuari i kë thënë këtij të fundit se e kanë parë në video duke ngrenë një pjesë tjetër për të cilën nuk ka paguar.

Ndër të tjera, ata i kanë kërkuar që ai t’i dërgojë shumën prej 3,66 paund sa më shpejt të jetë e mundur, pasi shuma në fjalë ishte për çdo pjesë që konsumonin dhe jo për disa pjesë torte.