Sali Berisha i dërgon “selam” Vuçiçit: Mos luaj me shqiptarët, se do të…

SH TY PE KE TU VI DE ON

Sonte Sali Berisha do të jetë në Shkodër në “Foltoren” e radhës me demokratët, të cilët po tenton që t’i bindë që të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar me qëllim rrëzimin e vendimit të Lulzim Bashës, që e përjashtoi nga grupi i PD-së./Pamjet meP0SHT.

Por dy orë përpara takimit në kryeqendrën e veriut, ish-kryeministri komentoi paktin e arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ndërsa i dërgoi një mesazh presidentit Vuçiç.

“Nje marreveshje per tu pershendetur! Miq, dje ne Bruksel u arrit marreveshja per zgjidhjen e problemit te targave ne vendkalimet kufitare dhe territoret perkatese midis Kosoves dhe Serbise.

Ne perputhje me marreveshjen zbatohet nga palet parimi i reciprocitetit. Targat zyrtare mbulohen me nje etiket te shtetit perkates ne pikat e hyrejes ne territoret respektive.

Me kete rast pershendes firmosjen e marreveshjes arritur ne Bruksel dhe ndermjetesuesit e saj. Une gjithashtu pershendes dhe njehere qendrimin e drejt te autoriteteve te Kosoves dhe realizimin e reciprocitetit si zgjidhja e vetme dinjitoze e ketij problemi.

Miq, vendimi i drejte i qeverise se Kosoves per rivendosjen ne perputhje te plote me marrveshjen e Brukselit te disa viteve me pare nxori lakuriq para botes shemtine e karkaterit prej ultranacionialisti te verber serb te Aleksander Vuçiç dhe pasojat e rrezikshme per paqene dhe stabilitetin e rajonit te aleances destabilizuese dhe luftenxitese trilaterale te Beogradit me argatet e tij te Tiranes dhe Shkupit.

Ishin pikerisht keta dy faktor qe inkurajuan presidentin e Serbomadhise ish Geobelsin e Millosheviçit njeriun qe nuk njeh genocidin serial serb ndaj shqiptarve dhe genocidin serb ndaj bosnjakve ti bej karshillek Natos.

Ky aventurier luftenxites e Beogradit riktheu hijet luftes, vringellimin e armve dhe dislokoj e forcat ushtarake ne kufijt e Kosoves duke deshmuar se ai sot eshte pa aq i rrezikshem per paqen ne rajon sa ç’ishte padroni i tij Sllobodan Millosheviç ne vitin 1990.

Me kete rast duke denuar ma ashpersine me te madhe qendrimet konflikuale dhe luftenxitese te serbomadhit Vuçiç paraljameroj ate te mos luaj me paqen ne rajon mos luaj me shqiptaret duke u mbeshtetur tek ruset dhe ne marrveshjet e fshehta dhe te hapta me argatet e tij Zografi Bis-Zaev ne Tirane dhe Shkup, se do te duket lule fati i idhullit te tij Slobodan Millosheviç” shkruan Berisha. /Abcnews.al