I mori jetën bashkëshortes së tij me 14 plumba në Prizren, autori merr sot lajmin tronditës (EMRI+FOTO)

KOSOVË- Shtetasi Bajram Velija, i ak uzuar për vr asjen e gruas së tij me 14 plumba në Prizren, Armenda Aliu Velija, është dënuar me bu rgim të përjetshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.

“Vr asësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me bur gim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vr asjet e grave do të dë nohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka ekz ekutuar bashkëshorten e tij. Sipas raportit shkak ka qenë një konflikt i çastit ndërmjet çiftit, ku pasi bashkëshorta tentoi të dilte nga shtëpia Velija ka marrë ar mën dhe ka që lluar drejt saj me 14 plumba duke e lënë të vde kur në vend.