E FUNDIT / Sapo preku pistën, shpërthen në flakë motori i avionit që vinte nga Gjermania

Një avion ka shpërthyer në flakë, kur është ulur në pistën e aeroportit East Midlands, Angli. Gjithashtu është dëgjuar edhe një zhurmë e frikshme. Avioni ishte duke ardhur nga Leipzigu i Gjermanisë. Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar. Fotografitë treguan flakët që shpërthenin nga pjesa e pasme e njërit prej motorëve të avionit të 747, ndërsa ai u rrëzua. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi flakën në motor, por një dëshmitar tregon se gjatë uljes u godit diçka.