Qenka dita e ndryshimeve! Papritur, Melisa dhe Ledjana ndryshojnë LOOK: “Nuk është botoks, por …”

Si duket ditën e sotme vajzat e showbiz-it e kishin lënë me njëra-tjetrën që do ndryshojnë “look”. Në fillim pamë moderatoren Xhemi Shehu, e cila erdhi me një ndryshim pak më ekravagant seç jemi mësuar ta shohim.

Mirëpo pak orë më parë ishte edhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi e cila hoqi dorë nga flokët e kuq dhe pas shumë kohësh vendosi të bëjë një ndryshim drastik në pamje. Ajo zbuloi ngjyrën e re të flokëve dhe është kthyer në brune me fije bjonde.

Por ndryshimet vazhdojnë edhe tek Ledjana Prenga, e cila si duket vendosi të presë baluket dhe ky “look” duket se i shkon tepër. Ajo ç’nuk kuptuam ishte mbishkrimi që vendosi krahas fotove: “Një filtër është filtër, nuk është botoks.”/afterparty.al