Kjo foto ka tronditur njerëzit dhe i ka ngritur të gjithë në këmbë..

Një artist ka krijuar një skulpturë që të lë pa frymë. Statuja e një ‘vajze të mbytur’ është e vendosur në lumin Nervion, Spanjë. Është krijuar nga artisti meksikan Ruben Orosco, si pjesë e një fushate që synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për ndryshimet klimaterike.

Skulptura titullohet “Bihar” dhe ka për qëllim të ndezë një debat rreth qëndrueshmërisë dhe krizës klimatike. Vetë Osorko shpjegoi se statuja kishte për qëllim të na kujtonte se veprimet tona “mund të na fundosin ose të na mbajnë në këmbë”.