Kishte fituar lotarinë, amerikani mbytet në det. Ja kush do e gëzojë pasurinë tani

Gregory Jarvis, 57 vjeç një shtetas amerikan, fitoi 45 mijë dollarë në lotari. Po për fat të keq ai u mbyt në det para se të tërhiqte paratë, shkruan Daily Mail.

Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i pajetë i Gregory Jarvis u gjet në plazh në Michigan. Ai mbante në xhep biletën e lotarisë me një vlerë prej 45 mijë dollarësh. Pas konstatimit të disa plagëve në kokë, fillimisht policia mendoi se bëhej fjalë për një v r a sje. Por autopsia konfirmoi se ishte mbytur, ndërsa plagët ishin shkaktuar nga rënia e tij nga varka.

Një nga miqtë e tij u shpreh për mediat amerikane se ai kishte ndërmend të vizitonte babain dhe motrën e tij në Karolinën e Veriut. Ndërsa tani do të jenë pikërisht të afërmit e tij që do të tërheqin paratë e lotarisë.