Video/Shoferin e zë gjumi në timon, shihni momentin kur kamioni përmbyset në rrugë

Shoferin e një kamioni në Malajzi, dyshohet se e kishte zënë gjumi teksa ishte duke ngarë një kamion super gjigand. Policia totë se dyshohet se ai kishte përdorur metamefataminë.

Pamjet e përplasjes së rëndë u filmuan nga një motoçiklist i cili po ndiqte kamionin në një distancë të shkurtër.
Brenda pak minutash, kamioni kthehet sa majtas sa djathtas para se të përmbyset dhe të rrëshqasë përgjatë asfaltit të autostradës.

Policia e Malajzisë tha po ashtu se kamioni goditi një motoçiklist tjetër gjatë incidentit i cili arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime të rënda.

Ka dyshime se shoferin 33-vjeçar e kishte zënë gjumi në kamion dhe fjetur. Ai ka rezultuar pozitiv për metamfetaminën.
Shoferi u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më pas u dërgua në paraburgim.