Mbërrin mes lotësh dhe dhimbjesh në Pallatin e Kongreseve trupi i “Dëshmorit të Atdheut” Saimir Hoxha, të pranishëm krerët më të lartë të shtetit (VIDEO)

SH TY PE KE TU VI DE ON

Ka mbërritur pranë “Pallatit të Kongreseve” trupi i pajetë i nënkomisarit Saimir Hoxha, në nderim të të cilit pritet të mbajnë homazhe krerët më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha./Pamjet meP0SHT.

Dhjetra kolegë, efektivë të Policisë së Shtetit dhe familjarë i janë drejtuar ambienteve të brendshme të pallatit të Kongreseve, ku do të bëhen homazhe në nderim të Hoxhës, i cili është shpallur dje dhe ‘Dëshmor i Atdheut”.

Saimir Hoxha u vr a paraditen e djeshme në Lezhë, teksa ishte në krye të detyrës, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të mi tur.

Nënkomisari ishte prej vitesh në radhët e policisë së shtetit, dhe kishte shërbyer në nivele të larta në disa qytete të vendit, ku së fundi ishte emëruar si oficer kr imesh në Lezhë.

Arkivoli i Hoxhës është mbuluar me flamurin kombëtar, ndërkohë që në krye të kortezhit qëndronte dhe kreu i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Homazhet për nënkomisarin e ndjerë pritet të zgjasin për rreth 3 orë, dhe më pas trupi i pajetë i Hoxhës do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/262311485691215/
Saimir Hoxha, 44 vjeç me origjinë nga qyteti i Pukës, prej disa vitesh jetonte së bashku me familjen e tij në Tiranë, dhe për të shkuar në punë në Lezhë, e bënte çdo ditë rrugën vajtje -ardhje,.

Edhe të martën e 29 Shtatorit ai ishte në krye të detyrës, kishte lënë pas fëmijët dhe gruan, për ti shërbyer vendit, për të cilin ra edhe Dëshmor.