“Faj kanë të dy prindërit”/ Flasin familjarët e 21 vjeçarit që ekzekutoi me plumb në zemër, nënkomisarin e policisë

Kanë folur për herë të parë familjarët e 21 vjeçarit Alid Rama që ekz ekutoi nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha ditën e djeshme pas një operacioni policor të zhvilluar për asgjësimin e parcelave me kanabis.

Burime për Fax News, bëjnë me dije se familjarët e 21 vjeçarit që ndërroi jetë pak çaste më parë në spitalin e tr aumës për shkak se nuk mundi t’i shpëtojë plagosjes, kanë deklaruar se nuk idnin gjë për ngjarjen dhe se ishin njoftuar vetëm nga media.

Në një prononcim jashtë kamerave familjarët e tij (gjyshërit) kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21 vjeçarit. Ndërsa mësohet se ceremonia mortore do të mbahet në Durrës pasi aty është e ëma e të Aldi Ramës.

Si ndodhi vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha

3 efektivë të Policisë së Lezhës, përfshirë edhe kreun e krimeve kishin marrë informacion për një parcelë me kanabis të mbjellë në zonën e Kune Vain, dhe mëngjesin e të martës (28 shtator) kishin bërë të mundur asgjesimin e afro 110 bimëve. Pavarësisht indicieve që kishin në lidhje me pronarin e kësaj parcele, policia nuk kishte rënë në gjurmët e tij.

Teksa ktheheshin nga parcela me kanabis që kishin shkatërruar, punonjësit e policisë pikasin një makinë me tre të rinj që po vinte drejt tyre. Nisur nga mosha e re e të rinjve, dhe nga qëndrimi i tyre disi dyshues, 3 punonjësit e policisë i kanë ndaluar ata për kontroll.

Ndërkohë që dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kanë zbritur dhe nuk kanë bërë rezistencë nga makina, 21 vjeçari ka qëlluar me armë pistoletë në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e qëlluar atë me pl umb në gjoks, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Efektivët e policisë që ishin së bashku me nënkomisarin e vrarë reaguan me armë, por Aldi Rama mori makinën dhe u largua për rreth 1 kilometër nga zona, ku më pas e braktisi dhe u largua me shpejtësi në këmbë. Ishin disa grupe të RENEA që bënë kërkime të vazhdueshme për gjetjen e të riut, dhe operacioni u përmbyll me vetëpla gosjen e tij, që i shkaktoi edhe vdekjen.

Çfarë thanë dy të rinjtë që ishin me Aldi Ramën

Kristian Sheri dhe Armando Marku, të cilët tashmë janë arrestuar nga Policia e Lezhës, nën akuzën e përkrahjes së autorit të kr imit kanë thënë se në zonë kishin shkuar për të pirë cigare me hashash, dhe nuk kishin lidhje as me parcelën e mbjellë dhe as me ndonjë krim tjetër. Ata akuzohen tashmë se kanë qenë në dijeni të ar mës që mbante me vete Rama, dhe nuk e kanë denoncuar këtë fakt.

21 vjeçari me CV kri minale

Edhe pse vetëm 21 vjeç, Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit në Lezhë, pasi prindërit i kishte në Greqi, ku i ati mbahet në bu rg, kishte edhe vetë disa akuza të rënda dhe përballje me drejtësinë. Që në moshën 18-vjeçare ai akuzohet se kishte shantazhuar të dashurën e tij që të bënte seks me të në sy të miqve të tij, pasi në të kundërt do të publikonte foto të saj në rrjet.

Po ashtu në një tjetër aksion të policisë atij i ishte gjetur një sasi kanabis, që dyshohet se e shiste në doza të vogla, e pikërisht ditën e djeshme do të duhet të ishte në arrest shtëpie. Rama jo vetëm që lëvizte i pashqetësuar në Lezhë, por mbante me vete dhe armë, të cilën e shkrehu pikërisht përballë një drejtuesi të lartë policie.

Kush ishte nënkomisari Saimir Hoxha

Nga sot nënkomisari Saimir Hoxha pritet të shpallet dëshmor i atdheut, ndërkohë që do të prehet në varrezat e dëshmorëve. Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Hoxha kishte prej afro 15 vitesh që ishte pjesë e radhëve të policisë së shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar oficer i kr imeve në Lezhë. Ai ishte me orgjinë nga Puka, dhe banonte në Tiranë së bashku me familjen e tij, baba i dy fëmijëve të m itur. (Lexo edhe ketu)

Në lidhje me ngjarjen ka ende shumë pikëpyetje, që lidhen qoftë me faktin e aksionit për asgjesimin e parcelës me kanabis, se pse nuk është kërkuar mbështetje nga policia e Lezhës, qoftë dhe me dështimin e strukturave të drejtësisë sa i takon dënimit të 21-vjeçarit.

Efektivët e policisë kishin shkuar në një zonë që cilësohet e kontrolluar nga trafikantët pa jelekë antiplumb dhe partulla mbështetëse. Për rastin dhe procedurat që janë ndjekur pritet të ketë dhe një hetim më të thelluar nga SHÇBA, ndërkohë që dritë pritet të hedhë mbi ngjarjen dhe dëshmia që do të japin dy kolegët e nënkomisarit Hoxha, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë qenë të tr onditur nga ngjarja.

Saimi Hoxha është i 225-ti efektiv i policisë së shtetit që ka rënë në krye të detyrës, në përballje me kr imin.