Kishte mbetur pa lekë, kjo është infermierja që merrte kredi me kartat e pacientëve në Tiranë

Nga Xhensila Kodra

Kjo është Elisabeta Bardhollari, infermieria që Policia e Tiranës arrestoi pasi vidhte kartat e identitetit të pacientëve në spital për të marrë kredi. Në pranga ra edhe bashkëpunëtorja e saj Orjada Hoxha, shitëse e një dyqani elektroshtëpiake.

ABC mëson se Bardhollari, nënë e dy fëmijëve kishte shkuar në dyqanin ku punonte Hoxha dhe kishte blerë disa elektroshtëpiake. Infermieria i ka pohuar shitëses se disa miq e familjarë të saj donin të merrnin disa produkte me kredi.

Pasi ka marrë aprovimin, infermieria në kohë të ndryshme u kishte vjedhur kartat e identitetit pacientëve dhe ia çonte shitëses me foto. Kjo e fundit niste procedurat e marrjes së elektroshtëpiakeve me kredi.