E paragjykuan dhe çfarë nuk i thanë në studio, por Ada në Instagram po bën namin

Iriada apo siç tanimë e njohim si Ada është njëra nga konkurrentet e reja të “Për’puthen” që mori pëlqyeshmërinë e menjëhershme të djemve brenda por edhe publikut jashtë.

Rreth 3 javë më parë nisi sezoni i tretë i programit dhe ndonëse nuk ka shumë që është bërë e njohur, por Ada ka fituar mbi 212 mijë ndjekës në profilin e saj të Instagramit, ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria.

Ada ndihet mjaft e lumtur për këtë arritje dhe i ka falenderuar të gjithë edhe me një postim në InstaStory. Madje shumë persona tashmë kanë edhe nga një “fan page” për të! /afterparty.al