Dalin fotot të reja, autori i vrasjes së policit në Lezhë në lokal me armë mbi tavolinë dhe përkrah Edi Ramës

Të tjera foto të autorit të vrasjes së policit në Lezhë, Aldi Rama, kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

21-vjeçari në rrjetin e tij social kishte shpërndarë disa foto, ku mes tyre ishte një ku shihej i ulur në një lokal duke pirë kafe, por mbi tavoline shihet edhe një pistoletë.


Një tjetër foto që ka qarkulluar nga Facebooku i tij, e cila është shkrepur disa vite më parë, ku shihet përkrah Edi Ramës.

Më herët, i riu, pas arrestimit ka tentuar që të rasë veten duke u vetëqëlluar me armë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital.