“Babi është yll që gëzon për ne nga qielli”- surpriza emocionuese që 9 vjeçari i bëri të ëmës!

Në episodin e tretë të “Më thuaj një dëshirë” është transmetuar historia e Nikos, një 9-vjeçari të rritur përpara kohe, i cili kërkon të surprizojë mamanë e tij, të vetmen që i ka mbetur në jetë. Në të perënduar, buzë detit dhe nën shoqërinë e yjeve, Niko dhe e ëma arritën pas shumë kohësh të shijojnë një darkë vetëm për vetëm, ashtu siç vogëlushi e kishte ëndërruar.

Niko para 6 vitesh ka humbur babain. Ai ishte në krye të detyrës, ku për shkak të kontaktit me rrymën elektrike u largua përgjithmonë. Pas asaj Niko është lidhur shumë me nënën e tij sepse siç shprehet ai vetëm atë ka.
Niko ka përgatitur një surprizë për të dhe jo vetëm.

Një letër prekëse mbërrin në duart e mamasë së Nikos, përpara këtij të fundit. E ndërsa ata gëzojnë me njëri-tjetrin, edhe dikush tjetër gëzon për ta nga qielli, një “yll”, siç edhe Niko e quan të atin.
Emocione të forta, lot, dhimbje dhe shumë dashuri, të ndërthurura në videon më poshtë:
Top Channel