“Arritja më e madhe, që jam nënë” Historia frymëzueѕe e 38 vjeçareѕ që lindi pa krahë

Sot ka plot njerëz që mund të ankohen se celulari i tyre nuk është i modelit të fundit. Bota është e madhe e në të ka dhe raste që të bëjnë të mendosh.

Njëlloj si kjo grua, 38 vjeçare. Quhet Sara dhe qëkur lindi, nuk kishte krahë e duar. Është mbase e vështirë për një njeri që ta imagjinojë jetën pa patur duart.

Me këtë është përballur Sara, qëkur ka lindur. Por pavarësisht kësaj, ajo ka mësuar që të përdorë dy gjymtyrët e saj të tjerë, këmbët.

Që në moshë të vogël mësoi të vishej vetë, të hante po vetë e madje edhe t’i krihte flokët po vetë… me këmbët e saj.
Por tashmë ajo është një grua, një nënë. Sot Sara është e bekuar me vajzën e saj, Lilian. E mesa duket është vajza e saj ajo që e ka shtyrë 38 vjeçaren, që të mësojë të gatuajë e të kujdeset për të bijën… sigurisht me këmbët e saj.

“Arritja ime më e madhe… fakti që unë jam nënë. Është e vështirë për një grua me aftësi të kufizuara. Por sërish m’u desh të adoptohesha. Tani kam dy vite ‘eksperiencë’ dhe mund të bëj çdo gjë me time bijë… kur dalim për shëtitje, ajo mbahet tek mëngët e bluzës sime, sikur unë të kisha duar”-tregoi 38 vjeçarja.