Videoja nga ѕhрërthimi i zjarrit në Qendrën Сovid nuk ëѕhtë në Tetovë.

SH TY PE KE TU VI DE ON

Një ditë e gjysmë që kur zjarri kaploi qendrën modulare në Tetovë, në rrjetet sociale po qarkullon një video për të cilën thuhet se është nga momenti i parë se si ka shpërthyer zjarri në Qendrën Co vid në Tetovë. Por, realisht videoja nuk është në Tetovë, por në një Co vid spital në Vadodara, të Indisë. Shpërthim i zjarrit që shihet ka ndodhur në gusht të vitit 2020 në Indi. Qyteti ndryshe njihet edhe me emrin Baroda, qytet i tretë më i madh që gjendet në Indi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, koordinatori i Qendrës Co vid në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se të gjitha regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën covid të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë.