Burri në Korçë, me pistoletë lodër dhe çarçaf shtrihet mes rrugës dhe bën video për TikTok (Video)

Një video që po bënte për në rrjetin social Tik Tok, i ka hapur probleme një burri në Korçë. Ky i fundit me një pistoletë lodër me vete, me një çarçaf me bojë (ngjyrë të kuqe), është shtrirë në mes të qytetit dhe ka nisur “aktroj”./Pamjet meP0SHT.

Kjo skenë ka alarmuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia dhe Ambulanca, pasi është menduar fillimisht se mund të kishte ndodhur ndonjë ngjarje kriminale. Kur kanë shkuar aty, Blutë e Korçë kanë parë burrin që ka qenë duke bërë video dhe e kanë shoqëruar.

“E bëra, s’kisha bërë ndonjëherë nga këto gjëra”, ka thënë ai në Polici.