“8 vite që s’më le të flas me prindërit”/ Shqiptarja e martuar në “hasmëri” me motrën: Oj k…rv, për ne ke dek

Shpesh zgjedhjet dhe vendimet që marrim në jetë kanë një ndikim të rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për personat e afërt që na rrethojnë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për martesën, që sipas traditës, çdo gjë është mirë të bëhet me mirëkuptimin dhe pëlqimin e familjarëve tanë. Por e kundërta ka ndodhur me një qytetare shqiptare, e cila ka rrëfyer hallin e saj në redaksinë tonë. Ajo shprehet se është martuar me një burrë në Francë pa dëshirën e familjarëve të saj dhe pikërisht për këtë arsye, familja e ka mohuar këtu e tetë vjet të shkuara. Ajo jeton në Francë aktualisht dhe pas tetë vitesh, motra i ka shkruar duke e kërcënuar se nuk do t’i shohë më kurrë prindërit dhe se nuk do ta lejojë të flasë me ta.

Gjithashtu ajo ka dërguar edhe një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me të motrën, ku kjo e fundit i flet me një gjuhë mjaft të ashpër. “Oj k*rv ngatrezaqare rrenacake, per ne ke dek horhane, rri n pun tan e mos ha m*t me goj neper njerz”- i shkruan ajo. Siç kuptohet nga biseda, marrëdhënia mes dy motrave duket tejet e acaruar në fakt, ndërsa qytetarja që ka rrëfyer problemin e saj shprehet se ndihet shumë keq dhe se ka tre ditë pa dalë nga shtëpia.

Meazhi i qytetares:

Pershendetje. Dua te publikoj dicka me ndihmoni ju lutem pasi kam shum kercenime. Motra me kercenon qe nuk do ti shoh prinderit kurr. Un jam nje vajz jetoj ne franc. Kam 8 vite qe nuk flas me familjen shkaku kam marr nje burre pa deshiren e tyre. Pas 8 viteve per her te par me ka shkruar motra ime me ka derguar keto sms. Me ka then edhe 800 vjet nuk do lejoj babin e mamin te me flas. Une jam e braktisur, ka 8 vite vetem sepse motra ime sme lejon te flas me askënd. A mund te me ndihmoni te beni publike sms qe me ka derguar, ndihem shum keq me duket sikur do te vras veten. Motra me kercenon qe te mos i shoh prinderit. Une skam komunikim me prinderit, por motra ben ligjin dhe vendos epr ta. Ka 3 dit qe nuk kam dalur nga shtepia, jetoj ne franc, nuk mund te bej asgje un nga ketu, ndihem shum keq tani per tani.