Nëse ndonjë flutur të del para, po të sjell një mesazh hyjnor. Mësoni domethënien interesante të tyre..

Nëse ndonjë flutur rastësisht të del para, një mesazh hyjnor po të paraqitet. Grekët e lashtë besonin se ndonjëherë flutura mund të ishte shpirti i dikujt, i maskuar, i cili udhëtonte nëpër botë. Por, cilat janë mesazhet që dërgojnë fluturat?

FLUTURA PORTOKALLI – Të shohësh një flutur portokalli zakonisht është një sinjal që duhet të jemi aktivë dhe optimist. Një mundësi apo ndryshim po vjen dhe duhet gjithë entuziazmi i nevojshëm për të marrë maksimumin e kësaj situate.

FLUTURA E VERDHË – Fluturat e verdha nuk janë shumë të qarta për t’u kuptuar, pasi paralajmërojnë ndryshime në jetë, por nuk dihet nëse janë për mirë ose jo. Marinarët që shihnin një flutur të tillë, para se të hipnin në anije, e merrnin këtë si shenjë që ky do ishte udhëtimi i tyre i fundit. Gjithsesi, fluturat e verdha nuk janë shenjë e vdekjes, por një shenjë për t’u zgjuar sepse një tjetër jetë ju pret.

FLUTURA E GJELBËR – Një flutur e gjelbër është shenjë e fatit të mirë, rritjes dhe bollëkut. Ndërkohë, nëse flutura e gjelbër fluturon sipër kokës, duke bërë rrathë, pasuria dhe mirëqenia po vijnë. Nëse një flutur e tillë futet në ambiente të brendshme, atëherë fati i mbarë do vijë për ata njerëz që jetojnë aty. Ndërkohë, mund të jetë ngritje në detyrë, sukses apo lajme të papritura si shtatzënia apo martesa.

FLUTURA E KUQE – Sipas traditës së indianëve të Amerikës, flutura e kuqe nëse të del para, është shenjë se lajme shumë të rëndësishme do ndryshojnë jetën tënde. Diçka madhështore po vjen drejt teje. Gjithashtu, flutura e kuqe është simbol i një shpirti shumë të fuqishëm që të survejon. Për këtë arsye, fluturat e kuqe kërkojnë respekt. Nëse i trajton keq, do të kesh fund të hidhur, sipas zakoneve orientale.

FLUTURA BLU – Besohet se këto flutura të mrekullueshme mund të realizojnë dëshirat dhe ëndrrat. Megjithatë ka një problem. Nuk duhet të dorëzoheni. Vështirësitë mund t’ju dalin para dhe do duket sikur e keni humbur çështjen. Por, nëse insiston, gjërat do ndryshojnë shpejt. Një flutur blu garanton mbrojtje kundër magjisë së keqe dhe shpirtrave të këqij.

FLUTURA NGJYRË KAFE – Këto flutura janë një shenjë e rëndësishme, zakonisht sjellin lajme të mira. Një përgjigje mbase e vonuar, do vijë. Diçka që prisje prej kohësh. Kjo do të të ndihmojë të shpresosh sërish, të kesh një fillim të ri.

FLUTURA NGJYRË VJOLLCË – Nëse sheh një flutur të tillë, një njeri shumë i pushtetshëm, i pasur dhe i mençur do vijë në rrugën tënde. Mund të ketë edhe prejardhje mbretërore. Nëse ke vështirësi në jetë apo probleme me shëndetin dhe sheh një flutur të tillë, atëherë gjithçka do shkojë mbarë.

FLUTURA E ZEZË – Një flutur e zezë është shenjë e energjisë magjike. Nëse dalloni një flutur të zezë, është e nevojshme të planifikoni një ndryshim të shpejtë. Me pak fjalë, nëse sheh një flutur të tillë, është e rëndësishme të merresh me diçka, të shpenzosh energji.

FLUTURA E BARDHË – Fluturat e bardha paralajmërojnë praninë e një njeriu të dashur që ka humbur jetën, i cili është këtu për të të mbrojtur dhe udhëzuar. Këto krijesa të mrekullueshme simbolizojnë jetën dhe vd.ekjen.

Disa mendojnë se fluturat e bardha janë shenjë e jetës pas vd.ekjes, të tjerë mendojnë se është shenjë e pavarësisë dhe fatit të mbarë. Por gjithsesi, të gjithë bien dakord mbi fatin se është një shenjë shumë e fuqishme ndryshimi, e cila ka të bëjë me pasurinë tonë dhe paraardhësit.