Aktori i njohur flet për aksidentin e rëndë: “I shpëtova për pak paralizës dhe vdekjes”

Orlando Bloom foli hapur për aksidentin e tmerrshëm në vitin 1998, pasi u rrëzua tre kate kur një tub kullimi u shemb, ndërsa ai përpiqej të ngjitej në tarracën e çatisë me miqtë.

Për të treguar sa mirënjohës ndihet pasi i mbijetoi situatës së tmerrshme, aktori ndau një fotografi të tij në një biçikletë.

“Ky jam unë në mbështetësen time të shpinës rreth vitit 1998 rreth 3 muaj pasi rashë 3 kate dhe shtypa shtyllën kurrizore, duke i shpëtuar ngushtë vdekjes dhe paralizës,” ndau aktori.

Orlando postoi një fotografi të dytë të tij sot duke hipur në biçikletë dhe pranoi se është “mirënjohës çdo ditë” pasi është shëruar plotësisht, duke shtuar se është mirënjohës për “gjymtyrët e tij që më lejojnë të shtyj kufijtë e mi dhe të jetoj jetën në buzë (tani më e sigurt) .. ”