Thuaj jo Bregoviqit kryeministër, tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë”, Ramë Lahaj i reagon Edi Ramës

“Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama”.

“Ai në një letër të hapur të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka kërkuar kryeministrit që të mos lejojë artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, që të paraqitet në Festën e Birrës në Korçë”.

“Lahaj shton se në emër të të gjitha nënave dhe të mbijetuarve të luftës, nuk është e udhës që të ftohet për të argëtuar njerëzit, një person i cili dikur ka frymëzuar serbët me muzikën e tij”.

“Tutje, tenori i njohur shton se shpreh gatishmërinë për të kënduar në vend të tij me shumë artistë tjerë, ani pse siç thotë aim, zhanri i tij nuk është për festivale birrash – por që do të ishte në gjendje ta bënte këtë vetëm e vetëm për të mos e parë një artisti si Bregoviqi në skenën e një festivali shqiptar”.