Për 72 orë bie shi sa рër një vit, shkon mbi 300 të vdekur bilanсi në Kinë nga рërmbytjet..

Autoritet në Kinë kanë bërë të ditur se 302 persona janë konfirmuar të v dekur si pasojë e përmbytjeve gjatë muajit në fundit në provincën Henan.

Rreth 50 persona të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur, pasi rajoni u përfshi nga përmbytjet si pasojë e shirave të mëdha.

Rreth 13 milionë persona u prekën nga përmbytjet, ndërsa gati 9 mijë shtëpi u dëmtuan. Shumica e viktimave u raportuan nga qytetin Zhengzhou, ku uji përmbyti sistemin e metrosë së qytetit.
Sipas autoriteteve, niveli i reshjeve të tre ditëve ishte i barabartë me mesataren e një viti.