Me foto të nxehta me bìkìni, prestigjozia britanike i kushton një shkrim pushimeve të Dua Lipës në Shqipëri (Video+Foto)

Pushimet e Dua Lipës në Shqipëri nuk kanë kaluar pa u vënë re nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.Është tabloidi britanik, Daily Mail ajo që i ka kushtuar një artikull pushimeve të 25-vjeçares në vendin tonë./Pamjet meP0SHT.

Gazeta, ka publikuar foto me bikini të këngëtares së njohur, ku ka vënë në pah format perfekte trupore.

Në videon e publikuar nga Daly Mail, dua shihet teksa fokusohet pranë objektivit të kamerës dhe ekspozon tiparet e fytyrës.

Kujtojmë se prej ditësh, Dua, familja dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, ndodhen në Shqipëri, ku krahas pushimeve, janë takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama, djalin e tij Gregu dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Këngëtarja, nga ana e saj nuk e ka refuzuar idenë që të zhvillojë një klip në vendin tonë, duke thënë se “do e zgjasë më shumë pushimet në Shqipëri, për të eksploruar ndonjë vend”.

Gjithashtu, Dua tha se ndihet krenare që është shqiptare dhe se në të ardhmen mund të shohim një këngë të saj në gjuhën shqipe.