Emocionuese: Arrijnë trupat e vdekur të mërgimtarëve, familjarët nuk i mbajnë lotët dhe prekun veturën..

Kanë arritur në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Siç shihet në pamje, familjarët kanë dalë t’i presin furgonat që po sjellin trupat e pajetë të të dashurve të tyre.