‘Delta’ mbërrin në Shqipëri! Personat e infektuar, të sapoardhur nga Anglia..

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për mbërritjen e virusit ‘Delta’ në Shqipëri, por Top Channel ka mësuar se janë disa raste me gjasa të infektuar nga ‘Delta’ të personave që sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe. Në një njoftim për mediat, dy ditë më parë, shefja e Epidemologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se rastet e dyshuara për virisin ‘Delta’ janë dërguar në një laborator më të specializuar.

Për mutacionin ‘Delta’ dyshohet një rast që ka fluturuar nga Britania në Tiranë. Para se të vinte për pushime në vendin tonë, ai ka bërë një test në Britani, pasi kishte disa simptoma të dyshimta. Dhe vetëm një ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, i ka ardhur përgjigjja nga laboratori britanik, se është pozitiv me mutacionin ‘Delta’ të koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Publik ka dijeni për rastin dhe po monitoron kontakte të afërta me të infektuarin, ndërkohë që zyrtarisht ende nuk është konfimruar asnjë rast në vendin tonë.