Feston sot ditēlindjen, kryeministri Rama(Nuk do ta besoni sesa vjeç mbush)

Feston sot ditēlindjen, kryeministri Rama(Nuk do ta besoni sesa vjeç mbush)

Sot është një ditë e veçantë për kryeministrin Edi Rama. Ai feston ditëlindjen e tij të 56-të.

Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa po zicione të tjera.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u ri zgjodh në vitin 2003 dhe 2007.
Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe ma ndatin e tretë.

Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, që feston 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim, ai ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shkruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.