‘Hëna Luleshtrydhe’ do të ndriçojë sot qiellin!

Hëna Luleshtrydhe do të ndriçojë qiellin mbrëmjen e sotme. Kjo është hëna e fundit e plotë e pranverës , dhe do dalë deri në 30 përqind më e ndritshme dhe 14 përqind më e madhe se një hënë normale, sipas astronomëve. Hëna Luleshtrydhe e emëruar për faktin se ndodh kur sateliti natyror është në pikën e tij më të afërt në orbitën e tij me Tokën, do të arrijë kulmin e shkëlqimit para perëndimit të diellit.

Kulmi është rreth orës 19:40. Hëna e plotë e çdo muaji ka një emër, dhe për qershorin ajo njihet si Hëna Luleshtrydhe. Kështu që mos prisni që Hëna të duket si luleshtrydhe, pasi emri vjen nga koha e vitit dhe jo nga hëna vetë.