Pas “Hajde luj qyqek” këngëtarja serbe påralajmëron se do të publikon edhe një këngë shqipe

Pas “Hajde luj qyqek” këngëtarja serbe påralajmëron se do të publikon edhe një këngë shqipe

Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairovic në një intervistë ekskluzive për TVKLAN.AL ka zbuluar det aje rreth bashkëpunimit të saj me një këngëtar shqiptar.

Pas publikimit të “Hajde” një version serbisht i këngës së njohur shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja premton se ka një surprizë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin e njohur Irkenc Hyka. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, një r ipërpunim i një prej këngëve më të njohura të Irkencit.

“Kam bërë një version të mirë të një prej këngëve të tij dhe jam shumë e kënaqur. Kënga do të publikohet së shpejti,” është shprehur Tairovic.