Thaçi e pranon për herë të parë që u takua fshehurazi me Vuçiqin…




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është fi snike arritja e marrëveshjes me Serbisë, sikurse ishte madhështore fitorja dhe Pavarësia e Kosovës.




Në një intervistë për RTSH në Tiranë ai u shpreh se Kosova pa anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare mbetet e i zoluar, çka sipas tij nuk mund të lejohet që të ndodhë. Dhe për këtë dha një shembull: “Nuk mund të bëhemi P alestina e Ballkanit Perëndimor”.Ndërkohë Thaçi ka pohuar se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar disa takime prapa kamerave (jo publike).
“Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër c eremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork.
Kemi diskutuar hapur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në ko nferenca për shtyp. Fa za e fundit e dia logut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodhë njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, u shpreh Thaçi.
“Nuk e t oleroj me asnjë rrethanë dhe asnjë çmim një ma rrëveshje që s’e garanton njohjen r eciproke dhe anëtarësimin në O KB. Nuk lejoj As ociacion me ko mpetenca ek zekutive që krijon “Republika Srpska” dhe e d efunksionalizon shtetin e Kosovës. Nuk lejoj as të diskutohen”, vijoi ai.
Një qendrim krejt të ndryshëm ka kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Edhe ai ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për një TV shqiptar. Duke folur në Ora Neës, kryeministri i Kosovës deklaroi se “ kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim ter ritoresh ose me lëvizje kufijsh është a rmik i 17 Shkurtit dhe Ku shtetutës”.