Ja cfar ndodhi dje pas emisionit Opinion ne Tv Klan me Favziun dhe koleget e tij…(VIDEO)

Ditën e djeshme, gazetari Blendi Fevziu festoi ditëlindjen e tij të 52-të. Krah urimeve të shumta, në këtë ditë kaq speciale për Fevziun nuk kishin si të mungonin as suprizat.
Kjo ditëlindje e ka gjetur Blendin në punë, megjithatë kolegët e tij u kujdesën që t’ja bënin sa më të veçantë.

Pas përfundimit të transmetimit të emisionit “Opinion”, stafi i tij e kanë suprizuar në ambientet e TVKlan, ku në tortë kanë shkruar “Vitet janë thjesht numër”. Mirëpo, ky ishte vetëm fillimi pasi nga storyt e publikuara nga vetë Fevziu, shihet gazetari Reis Çiço, i cili i këndon këngën e ditëlindjes kolegut të tij.

Gjithashtu nuk kishte si të mungonte nga vetë ai dhe një foto kur ka qenë i vogël. Në Instagram Fevziu ka publikuar një foto në krahët e nënës së tij, në qendër të Tiranës, ku krah saj kishte shkruar: Një nga ditelindjet e para….