Punoi 24 vite në Greqi e Itali, emigranti kthehet në Shqipëri dhe tani merret me rritjen e viçave.

Punoi 24 vite në Greqi e Itali, emigranti kthehet në Shqipëri dhe tani merret me rritjen e viçave.

Ded Zefi, për 24 vjet ka punuar në ndërtim në Greqi dhe Itali.

Para 6 vitesh mori vendimin që të kthehej në Shqipëri. Si fillim ai hapi një bar kafe, por të ardhurat që i si guronte lokali nuk ishin të kënaqshme. Në 2020 ai vendosi të bëhej fermer duke ngritur një ko mpleks gjedhësh, prej 50 viçash, përveç kësaj në këtë tokë ai rrit edhe 700 pula./Ju ftojme qe ta hapni mar ketingun dhe shfaqet lajmi

“Janë rreth 50 vica të racave të ndryshme, por pjesën më të madhe e ka vendi. Shpresojmë që me kalimin e kohës t’i shtojmë. Pavarësisht se kostoja e ushqimit është rritur shumë. Cilat janë planet e së ardhmes?

Unë dua të merrem me tregtinë e mishit, pasi të merrem dhe bulmetin nuk ia dal dot. Nëse një prodhim është bio përse të mos c ertifikohemi, përse të na konkurroj mishi i Brazilit që vjen më një kosto shumë të ulët dhe shitet një lloj tek k asapi”, shprehet Ded Zefi.
Deda thotë se konsumatori duhet të mbështesë prodhimin vendas. Sipas tij produktet shqiptare janë të pakrahasueshme për nga cilësia me ato të im portit.

“Në periudhën e Covidit ka pas shumë punë pasi vijnë tregtarët dhe i marrin më pas ia shesin k onsumatorit. Ai që vjen njëherë të blejë këtu më pas do të vijë gjithmonë”, thotë Zefi