Tuna bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që i ka vendosur bebit !

Tuna bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që i ka vendosur bebit !

Në ditën e nënës ( 9 maj – festuar në disa vende të botës), Tuna vendosi t’u tregojë të gjithëve se tashmë është nënë e dy djemve.

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Ditën e Nënës! Mami krenare e Tian dhe Zen”, shkroi ajo në Instagram.

Shtatzënia është mbajtur larg vëmendjes mediatike. Lajmi u bë publik gjatë kohës kur përflitej për ndarje mes Tunës dhe Patris Berishës, por nuk dihen më shumë detaje…