Bebe Rexha i befason të gjithë: Kam rënë në dashuri me një vajzë, por tani

Bebe Rexha i befason të gjithë: Kam rënë në dashuri me një vajzë, por tani

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka pranuar se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën. Në një intervistë për ‘Gay Times’ ajo u shpreh se ka rënë në dashuri me një vajzë në të shkuarën.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë em ocionuese“, theksoi Bebe.

Vitin e kaluar këngëtarja u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha tani po jeton një histori dashurie me pro ducentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin.