Pas Albin Kurtit, kosovari bën tatuazh edhe presidenten Vjosa Osmani.




Një qytetar nga Ferizaj ka bërë tatuazh në trupin e tij dy udhëheqësit e vendit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin.




Shiqeri Ramadani fillimisht kishte realizuar fytyrën e l iderit të VV’së, Albin Kurti në trupin e tij.
Ndërkohë më pas ai ka vazhduar edhe me portretin e të pares së vendit, Vjosa Osmani.
Ramadani që jeton jashtë vendit tregon si vendosi të bëjë tatuazh presidenten Vjosa Osmani.
‘Më erdh mundësia me pa presidenten kur e pranoi detyrën te va rri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Aty ia dhuruam një lule dhe ishte kënaqësi dhe ditë historike për ne”, tha ai për ATV.
“Këto janë veç dëshira ime me e pas në trup por unë shpresoj se Albinin dhe presidenten tonë të mrekullueshme, unë e quaj Merkeli i Kosovës, besoj se e kanë mbështetjen e afër 70 për qind të Kosovës dhe unë vendosa t’i kem në tr upin tim”, theksoi ai.