Vizita e parë e James Belushit në Shqipëri dhe rrëfimi i tij: Qava kur shkela në fshatin e tim ati dhe që Xhoni s’e pa kurrë.

Vizita e parë e James Belushit në Shqipëri dhe rrëfimi i tij: Qava kur shkela në fshatin e tim ati dhe që Xhoni s’e pa kurrë.

Kjo intervistë është botuar kur aktori i mirënjohur shqiptar James Belushi vizitoi Shqipërinë për herë të parë dhe rikthimi në fshatin e tij Qytezë, Korçë. Belushi ka treguar em ocionet e takimit me familjarët e vet dhe sa krenar ndjehet që është shqiptar.

Më poshtë një pjesë nga intervista, e sjellë nga dritare.net

Nga Rudina Xhunga

Në Rinas deklamuat, porsa mbërritët: “Jam Shqiptar”. Ç’do shtonit para se të ikni?

Jam Shqiptar. Kjo është e gjitha. Unë nuk deklamova. Thashë çfarë ndj eva. Pra, ishte ndjesi ajo që shpreha në Rinas. Tani është më shumë se ndjesi. Është një e vërtetë.

Në Qytezë ju i kërkonit grupit të televizionit, herë pas here të mos ju filmonte. Pse?

Sepse nuk filmohet dhe mbja. Mua më dhe mbte mosnjohja më parë e atij vendi ku im atë kishte lindur; atij fshati të bukur, me male të lartë, me hënën që të dukej sikur futej bashkë me ty në shtëpi. Mua më dhemb vëllai Xhon që nuk mundi të vijë. Më dhemb shtëpia e prishur. Këto nuk doja të filmoheshin. Ne ishim gjithashtu në Sinicë, fshatin e tim kushëriri. Ai hyri me kalë në shtëpinë që ende mbahej dhe q au. Qamë të dy. Gjetëm aty një djep të vogël që e kemi marrë me vete.

Po djali juaj 14 vjeçar mundi të prek e të kuptojë dhimbjen e babait?

Ah, do t’ju tregoj diçka unikale. Dhe është ky fakti më i rëndësishëm i këtij udhëtimi. Unë gjithmonë kam qenë i interesuar ta njoh Robertin me gjenezën e tij. Për këtë i flisja vazhdimisht. Kur arritëm në Korçë, vizituam Qytezën, pamë shtëpinë e prishur, ai më shoqëroi në çdo moment. Natën tek flinte, kushëriri im i dëgjoi tek tha shqip: “Ku është shtëpia ime”?

Kjo është për mua sa e çu ditshme dhe em ocionuese. Roberti kurrë më parë s’ka folur shqip dhe foli në ëndërr. Kërkoi shtëpinë në gjuhën e të parëve. Kjo i jep përgjigje pyetjes suaj sa mundi ta pr ekë ai dh imbjen dhe mallin e babait, e jo vetëm kaq.