Shikoni transformimin e Thumanës! Elvis Naçi: Amaneti i shqiptarëve po shkon në vend..

Thumana është dhe do të mbetet në zemër të shqiptarëve, derisa atje të dëgjohet sërish buzëqeshja e nënave, baballarëve, fëmijëve e të moshuarve… në shtëpitë e tyre të reja. Elvis Naçi e Sidrit Bejleri kanë vizituar punimet në Thumanë dhe tashmë 170 shtëpitë janë drejt përfundimit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Elvisi u shpreh se nuk do të vonojë dita kur shtëpiat do të jenë përfunduar tërësisht. Ai tha se po mendohet dhe për mobilimin e banesave dhe gjelbërimin e vendit. Elvis Naçi: Kjo është Thumana, amaneti i shqiptarëve që shpresojmë jo shumë larg të jetë plotësuar, të jenë bërë shtëpiat. Jemi duke menduar mobilimin edhe çështjen e gjelbërimit, që kjo zonë të bëhet shumë e bukur edhe këta njerëz që kaluan atë traumë të madhe, shpresoj të gëzojnë.

Sidrit Bejleri: Më kujtohen momentet kur bënin donacionet njerëzit atëherë dhe llogarisnim, ja u bë dhe një gjysëm shtëpie. Na është dukur atëherë sikur flisnim në ajër, por kur je këtu e kupton shumë mirë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT