“Çartet“ Hoxha nga Mitrovica: Nëse mbyllen xhamitë ja çka do të ndodh!?

“Çartet“ Hoxha nga Mitrovica: Nëse mbyllen xhamitë ja çka do të ndodh!?

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë që në nisjen e muajit të Ramazanit.

Por, gjashtë ditë para, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për orë p olicore nga 22:00-05:00 e për mbyllje të disa se ktorëve siç është g astronomia, qendrat tregtare e fitueset.

Duke ditur rëndësinë e muajit Ramazan, myslimanët në Kosovë janë të fr ikësuar se mos po bëhet mbyllja e xhamive, siç ndodhi vitin e kaluar, ani pse deri më tani vendimi i Qeverisë është që xhamitë të mbesin të hapura.

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që xhamitë të mbyllen, sepse, ato janë të de zinfektuara dhe se tashmë v irusin kanë njohuri.

Madje, ai paralajmëroi r evolta nga ana e popullit, në rast se kjo ndodhë.

“Uroj të mos i mbyllin xhamitë tash që jemi në prag të Ramazanit dhe të na mundësohet falja e teravive. Nëse vitin e kaluar i kanë mbyll për shkak se jemi pë rball me një virus të panjohur, sivjet nuk kanë asnjë arsye me i mbyllë. Nëse kjo gjë ndodhë, le ta dinë që do të çojnë deri të një r evolucion i popullit sepse është padrejtësi e madhe. Vi rusi nuk shërohet veç me vaksina, por, edhe me lutje. Unë vet kam qëndruar i i zoluar për dy javë para disa muajve pasi u pr eka nga virusi. Nuk kam dal as në xhami dhe jam sh ëru prej t’Madhit Zot. Ramazani nënkupton bashkim, vizitë xhamiave e për neve dihet që xhamiat i kemi të d ezinfektuara, përdorim distancë. Deri tani vendimin e kemi që me na u leju falja e namazit në xhami, inshAllah nuk e ndryshojnë se do pë rballen me popull”, tha hoxhë Fatmir Latifaj, për Syri.

Kujtojmë që muaji i Ramazanit nis me 13 prill dhe falja e namazit të parë të teravive nisë nga ora 21:00, kurse, teravia e fundit në ora 21:43, që është me datë 12 maj.