U tallën me peshën e Vjosa Osmanit, reagon Duda Balje: Ajo është gruaja më e …!!!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.Balje përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentja Osmani është gruaja më pozitive, stabile dhe më e bukur që ajo njeh..

“Për mua presidentja ime është femra më pozitive, më stabile dhe gruaja më e bukur që unë njof. Përceptimi vizuel është i ndryshëm por bu.dallakia është gjithëherë e njëjtë”, ka shkruar Balje.
Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bu.lli.zuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.