Haradinaj nga Gllogjani “godet” Vuçiqin, pa ralajmëron bashkim me Shqipërinë!

Haradinaj nga Gllogjani “godet” Vuçiqin, pa ralajmëron bashkim me Shqipërinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj derisa po zhvillohet Epopeja e Dukagjinit, iu është drejtuar të pranishmëve me fjalët se simbol i Kosovës është vet populli i saj. Ai përmes një deklarate të bërë në këtë manifestim, ia ktheu presidentit serb Aleksander Vuçiq në lidhje me tentimin e tij për të bërë harten e Kosovës me simbolet e tyre, të cilit i tha se do të marr këtë përgjigje.

“Atyre që bëjnë h arta të Kosovës me simbole të tyre, ju themi se simbol i kësaj toke është populli që jetonë këtu, ai popull i cili ndonëse mbi 1 milionë u larguan nga shtëpitë e veta, u kthye sërish në g ërmadha. Pra askush mos të provon me nëpërkëmbë Kosovën, Kosova ka histori të gjatë, Kosova edhe mijëra vjet do të jetë e popullit të vet, të atyre që jem”, tha Haradinaj.
v1de0