Si i flet vajza në shtëpi? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit.

Si i flet vajza në shtëpi? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit.

Gjatë se ancës së djeshme për votimin e Qeverisë Kurti, në një moment vëmendja u kthye edhe te familja e Albin Kurtit, saktësisht vajza e tij. Ishte deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila tha se Kurti do të jetë kryeministri i parë, “fëmijët e të cilit nuk i flasin shqip në shtëpi”. Por, çfarë kishte thënë Kurti, kur ishte pyetur se cilat gjuhë i flet vajza e tij, Lea?

Në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Konak”, Kurti kishte thënë se vajza e tij e flet edhe gjuhën shqipe, por edhe norvegjeze.

“Vajza ime i flet të dyja. E flet edhe shqipen, njësoj sikurse bashkëmoshatarët e saj, por edhe norvegjishten. Mendoj që tash ka filluar që ta kuptojë edhe anglishten, me të cilën shumë shpesh komunikojmë unë edhe gruaja ime. Ajo ka mbaruar edhe një kurs të shqipes në Tiranë, kështu që ajo di shqipen pa krahisimisht më mirë se unë norvegjishten”, kishte thënë Kurti.

Përveç shqipes e norvegjishtes, Kurti kishte thënë se ajo kishte nisur ta mësojë edhe anglishten, meqenëse ndihej e për jashtuar në bisedat e prindërve të saj.

“Në fillim është interesant se Lea kur ne flisnim anglisht e kapte njëfarë si kleti i përjashtimit, sepse anglishtja ishte gjuha me të cilën ajo e id entifikonte përjashtimin që i bëhej asaj. Pra, kur ne flisnim anglisht, ajo nuk ishte as shqip e as norvegjisht, rrjedhimisht ishte gjuha ku ajo nuk është. Mirëpo, me kalimin e kohës filloi që ta kuptoj edhe atë, dhe e pashë se prej mr roljes së syve kur ne flisnim anglisht, kaluam te p icërrimi i veshëve meqenëse mundohej që të dëgjonte sa më shumë sepse kuptonte gjithnjë e më shumë”, kishte deklaruar Kurti.