Shaip Kamberi uron Albin Kurtin, ia përmend re ciprocitetin me Serbinë

Shaip Kamberi uron Albin Kurtin, ia përmend r eciprocitetin me Serbinë

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e qeverisë së re.

Kamberi në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka përmendur edhe r eciprocitetin me shtetin fqinj, Serbinë.

“Duke uruar për një qeverisje të mirë, për përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke mbështetur r eciprocitetin si me kanizëm për fqinjësi të mirë, uroj zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër të Republikës së Kosovës”, deklaroi Kamberi.

Postimi i plotë

Duke uruar për një qeverisje të mirë, për përmirësim të jetës së përditshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe duke mbështetur re ciprocitetin si mekanizëm për fqinjësi të mirë, uroj zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Kryeministrit dhe kabinetit të ri qeveritarë i uroj s tabilitet politik, beteja të fituara politike dhe suksese në realizimin e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pres që Lugina e Preshevës të jetë në pr ioritetet e rëndësishme të politikave të Kryeministrit Kurti dhe që bashkëpunimi jonë i ndërsjellë të ndikoj në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës.