Lladrovci : Jam i bindur qe nëse dal edhe kundër 30 kandidatëve prap unë fitojë!.

Lladrovci : Jam i bindur qe nëse dal edhe kundër 30 kandidatëve prap unë fitojë!.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti është shpallur komuna e parë për pe rformancë në mesin e 38 komunave të Kosovës, e kryetari Ramiz Lladrovci thotë se ky vlerësim është si rezultat i punës dhe bashkëpunimit që kanë pasur me qytetarët.

Lladrovci thotë se është i ga.tshëm të kandidojë edhe për një m andat nëse ia jep besimin Partia Demokratike e Kosovës, derisa shprehet i bindur se do të vazhdojë të jetë në krye të Drenasit edhe për katër vitet e ardhshme.

Në një intervistë për KosovaPress Llad.rovci flet edhe për menaxhimin e p andemisë, ndihmën që u kanë bërë bizneseve e qytetarëve, si dhe për projektet për vitin që sapo kemi hyrë.

Lladrovci thotë se e pret vlerësimin e pu.nës së tij nga partia dhe se pret që ta kan.didojnë edhe për një m andat 4 vjeçar.

“E pres vlerësimin e punës time nga Partia Demokratike e Kosovës, unë i nën shtrohem plotësisht vendimeve të partisë. Në qoftë se partia e konsideron se unë duhet me vazhdu edhe një ma ndat, unë do të kandidojë edhe për një m andat, në qoftë se kandidojë dhe fitojë atë m andat do të jetë ma ndati i fundit si kryetar i komunës sepse nuk do të kandidojë më shumë”, thotë ai.

Ai shprehet i bindur se do ta ketë besimin e qytetarëve për ta udhëhequr edhe për 4 vite Drenasin. Madje, shton se partitë e tjera po të nxje.rrin 30 kandidatë, ai sërish do të fitojë.

“Qytetarët e Drenasit me aq sa unë kam in.formacione, janë shumë të kënaqur me punën tonë. Nëse më pyet mua a je ti i kënaqur me punën tënde, unë kisha me thënë që nuk jam sepse kemi mundur dhe mundemi të bëjmë shumë më shumë…As nuk e diskutoj, jam shumë i bindur që qytetarët më besojnë edhe për një mandat edhe nëse ata i nxjerrin edhe 30 kandidatë, unë jam i bindur që kundër të 30-ve fitojë veç vet”, thotë i pari i Drenasit.