Pacienti gabimisht bëhet synet dhe fiton 25.000 euro…

Britaniku Terry Brazier, i cili gabimisht bëhet synet në një spital në qytetin anglez Luster, ku kishte shkuar për një operacion rutinë në prostatë, ka marrë dëmshpërblim prej 20.000 funteve. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT

Braizer 70 vjeç kishte shkuar në spital për një intervenim të thjesht, por kishte ndodhur një gabim. Kur ai ishte zgjuar pas operacionit, mjeku i kishte thënë: “Na vjen keq, por ne ju kemi bërë synet”. Spitali kishte shprehur keqardhje të thellë për shkak të gabimit. Mirëpo ai kishte vendosur ta padisë spitalin, pasi në letër ishte pretenduar se para intervenimit nuk janë bërë kontrollet e nevojshme. “Me këtë mund të talleni, por e ka edhe anën serioze sepse kishte mundur të jetë shumë më keq për dikë tjetër. Dikujt kishin mundur t’ia amputojnë ndonjë pjesë të gabuar të trupit. Kjo nuk guxon të ndodhë dhe është shumë me rëndësi të mos përsëritet”, ka theksuar Braizer. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT