Njihuni me 3-vjeçarin shqiptar që gatuan si sh ef kuzhine dhe është bërë i famshëm në gjithë botën

Njihuni me 3-vjeçarin shqiptar që gatuan si s hef kuzhine dhe është bërë i famshëm në gjithë botën

Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan në një lidhje me Sk ype ka qenë një personazh shumë interesant, madje mund të themi që ai është edhe sh efi i kuzhinës më i ri në botë, vetëm 3 vjeç dhe është shqiptar. Ilirian Kameraj ka lindur në SHBA, por babain e ka nga Dreçani në Kosovë . Wshtë bërë shumë i njohur në rrjete sociale dhe ka dhenë intervistë për median e njohur në SHBA “NBC-4”, madje për të ka shkruar dhe Daily/Uk.

Gjithçka ka nisur me fillimin e kar antinës ku me ndihmën e mamas ai filloi të gatuante. Ilirani ka arritur të bëhët i njohur jo vetëm për shqiptarët, por dhe më gjërë. Ai numëron 3.3 milion ndjekës në Tik/Tok dhe mbi 50 mijë vetë në Instagram.

Iliriani flet shumë pak shqip. Babi i tij Shabani nga Dreçani jeton prej 19 vitesh në SHBA, ndërsa mamaja, Dorentina është nga Vuthaj, Mali i Zi. Përveç Iliranit ata kanë dhe një vajzë 7 vjeçe që quhet Alina.

Gjatë lidhjes në S kype, Iliriani ka gatuar br umin e petullave, ndërsa babai i tij shprehet krenar dhe i lumtur për djalin e vetë, që është bërë kaq i famshëm në të gjithë botën dhe shpreson që kur të rritet të bëhet një kuzhinier i famshëm.