25-vjeçarja nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër…

25-vjeçarja nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër…..

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër.

Ani pse në shtetin e Kosovës vozitja e autobusëve nga një femër vazhdon të jetë e pa zakontë, në shtetet evropiane kjo gjë është më se normale, veçmas në Zvicër.

Erolina (Maliqaj) Gashi është vetëm 25-vjeçare dhe po në këtë moshë arriti të bëhet shoferja e parë e autobusit në kantonin e Ticinos, ëndërr kjo që në moshën e saj të re, shkruan tutje albinfo.ch.

Ajo ka lindur në një fshat kosovar, Poslisht, të komunës së Prizrenit. Ndërkohë që në moshën pesëvjeçare e migroi në Zvicër për t’iu bashkuar familjes së saj