Njihuni me Kosovarin që do të jetë deputet në Parlamentin e Friburgut?

Njihuni me Kosovarin që do të jetë deputet në Parlamentin e Friburgut?

Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut

Zgjedhjet e 7 marsit në Zvicër ia si guruan një ulëse në Parlamentin komunal të Friburgut bashkatdhetarit Ibrahim Berisha.

Me 2 878 vota, Berisha arriti të hyjë në histori si shqiptari i parë i zgjedhur në këtë post.

“Herën e kaluar nuk u zgjodha në Parlamentin Kantonal për mungesë të vetëm 200 votave, por nuk do të dorëzohem dhe do të kandidoj sërish në zgjedhjet e nëntorit, pasi dikush duhet t`i mbrojë të drejtat e shqiptarëve të cilat po shkilen në sfera të ndryshme”, tha Berisha në një deklarim për Albinfo.ch.

Por aktiviteti politik i Berishës nuk është i ri. Ai ka nisur të merret me politikë qysh nga viti 1992 derisa është anëtarësuar në Partinë Socialiste në vitin 2009.

Për më tepër ai rrëfen pse zgjodhi pikërisht këtë parti.

“P S është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës, pa marrë parasysh ngjyrën, kombin, fenë apo vendin nga vijnë ata”, shprehet ai, përcjell Albinfo.ch.

Aktualisht, Ibrahim Berisha punon si asistent menaxhimi në fushën e ga stronomisë, në k omisionin shkollor për çerdhet dhe shkollat fillore.