Tërmet me madhësi 7.3, paralajmërim për c unam, ‘largohuni sa më shumë nga bregdeti’ – autoritetet thirrje banorëve në Zelandën e Re.

Tërmet me madhësi 7.3, paralajmërim për c unam, ‘largohuni sa më shumë nga bregdeti’ – autoritetet thirrje banorëve në Zelandën e Re.

Një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë g oditi sot brigjet e Zelandës së Re, madje është dhënë paralajmërimi për një cu nam të mundshëm.

Zelandezëve në bregdetin e ishullit të Veriut iu bë thirrje të iknin në zona më të larta ose ‘sa më në brendësi të munden’, nëse ndiejnë dr idhje ‘të gjata ose të forta’ në orët e para të së premtes, me kohën lokale.

Dëshmitarët e përshkruan “lëkundjen shumë të gjatë”, si dhe shtëpitë e plasaritura nga d ridhjet.

Disa thanë se dr idhjet zgjatën gati një minutë.

Nuk ka r aportime deri tani për vi ktima.

Valët e cu namit janë të mundshme brenda 180 miljeve nga epiqendra e tërmetit, paralajmëroi Qendra e Paralajmërimit të Paqësorit, për Tsunami me bazë në Hawai.

Tërmeti, i cili erdhi më pak se një orë pasi edhe një tjetjër me madhësi 3.7 në të njëjtën zonë, u rregjistrua 110 milje nga qyteti i Gisborne.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara regjistroi thellësinë e tërmetit në gjashtë milje dhe tha se ai kishte go ditur vendin pak para 2.30 të mëngjesit me kohën e Zelandës së Re.