E rë ndë: Po ngjitej në mal me shokët, v’des 18-vjeçari shqiptar në Itali

E r ëndë: Po ngjitej në mal me shokët, v’des 18-vjeçari shqiptar në Itali

Një n gjarje e rëndë ka ndodhur në malin Marmagna, midis Pontremolit dhe Filatierës, në Itali.

Mësohet se Marinel Senka, një djalë 18-vjeçar me orígjínë shqiptare, por një banor prej kohësh në Pontremoli, ku ai punonte, ka v dekur teksa ngjitej në mal.

Mëngjesin e djeshëm i riu, së bashku me disa miq, u larguan nga Pontremoli për të ngjítur malin Marmagna.

Me sa duket qëllimi ishte të ngjiteshin në livadhet Logarghena, megjithëse disa thonë se ata kaluan përmes Bosco del Corniglio, në Emilia. Por prezenca e madhe e dëborës dhe pjerrtësia e lartë e kanë vështírësuar edhe më shumë udhëtimin e të rinjve.

Dy miqtë e shqiptarit njoftuan grupet e shpëtímit, pasi kishin h umbur kontaktet me 18-vjeçarin Senka i cili u gjet i p ajetë pasi kishte r ënë nga lartësia e grykës.

Mediat italiane raportojnë se Marinel Senka dhe dy miqtë e tij kanë punuar në një k ompani ndërtimi që kishte funksionuar për ca kohë në Lunigiana.

Është ende e pamundur të thuhet nëse ata ishin të p ajisur apo jo për të ngjitur një majë të malit në dimër.