Hapet Shkolla Shqipe në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it.

Hapet Shkolla Shqipe në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it.

Shkolla Shqipe në Zvicër, ditën ndërkombëtare të gjuhës amëtare e festoi me punë dhe angazhime të reja në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Të hënën, më 22 shkurt 2021 filluan mësimet në gjuhën amëtare, fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Domat/Ems të K antonit të Grabünden-it.

Ishte një përpjekje in tensive gjatë 2 muajve të fundit të koordinatorit të Shkollës shqipe në Zvicër”, Dr. Vaxhid Sejdiut së bashku me prindërit e kësaj ane dhe suksesi nuk mungoi. Vlen të përmendet edhe mbështetja e vazhdueshme ambasadës së R. së Shqipërisë në hapjen e shkollave shqipe. Nuk kishte gëzim më të madh se të shohësh dhjetëra fëmijë shqiptarë, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre në këtë ditë të parë të shkollës shqipe. Buzëqeshja e tyre ishte diçka e veçantë, të lumtur, të gëzuar, që më në fund ëndrrat e tyre dhe të prindërve të tyre u bënë realitet. Mësimi në gjuhën shqipe filloi. Të gjithë ishin bërë bashkë, nxënës, mësues e prindër.

Në këtë ditë shkurti gëzimi kishte k apluar shpi rtin e tyre, por edhe prindërit ishin shumë të gëzuar. Urimet e tyre, ndaj njëri-tjetrit dëshmonin se për të gjithë ishte një ditë e veçantë. E vërtetë se larg atdheut, por gjuha amëtare është obligim kombëtar.

29 – të nxënësit e shkollës shqipe në Domat /Ems: Dion Maksuti, Drinori, Lina, Lioni, Alisa, Rumeisa, Diari, Jara, Adriani, Albioni, Arbresha, Saranda, Fisniku, Jonasi, Rinori, Vullneti, Malika, Amina, Sarah, Kanita, Leami, Samira, Tiara, Ramadani, Loriku, Leoni, Amina, Adea dhe Dion Metbala kishin arsye t`i gëzohen ditës së parë në shkollë shqipe. Me libra në duar, të cilat janë dhuratë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, por që u siguruan nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Bernë. Ata mësimet do t`i zhvillojnë çdo të mërkure edhe atë grupi i parë në ora 13:15 dhe grupi i dytë nga ora 15:00.