Paralajmërimi i sizmologu kosovar: Ka gjasa që këto qytete të go diten nga tërmeti

Paralajmërimi i sizmologu kosovar: Ka gjasa që këto qytete të g oditen nga tërmeti

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Kosova duhet të përgatitet që në të ardhmen mund të d ridhet nga një tërmet deri 6.5 ballë Rihteri dhe se ndërtuesit duhet të kenë parasysh këtë kur ndërtojnë ndërtesat, duke përfillur gjitha parametrat.

Mustafa ka folur pas d ridhjeve të fundit të tokës që u regjistruan në Gjilan në fundjavë.

Ai tha se tërmeti në Gjilan të shtunën ishte i in tensitetit shumë të ulët dhe se nuk ka pasur arsye për sh qetësim të qytetarëve.

“Bazuar në të kaluarën që kjo zonë është go ditur nga tërmete të fuqishme, pra dihet mirë që në vitin 1921 zona Ferizaj, Viti, Gjilan është g oditur nga një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë Rihteri, më i forti që ka g oditur ndonjëherë Kosovën. Pastaj në vitin 2002, Gjilani është g oditur nga tërmet 5.7 shkallë Rihteri. Tërmeti i kësaj fundjave na tregon se ajo është zonë sizmike që duhet pasur konsideratë dhe është parametër shumë i rëndësishëm për ndërtuesit në atë zonë”, ka thënë Mustafa në KTV.

Ai ka thënë se në as pektin sizmik duhet pasur parasysh dy parametra. Njëri është rr eziku sizmik e tjetri ri sku sizmik.

“Kosova gjendet në një zonë me aktivitet re lativisht të lartë dhe kjo tregon se në të ardhmen ter ritori i Kosovës mund të go ditet nga tërmete të fuqisë së madhe, që mund të shk atërrojnë apo d ëmtojnë ndërtesa, e të shk aktohen edhe vi ktima. Këtë parametër nuk mund ta ndryshojmë”.

“Kështu e thonë të gjitha, edhe studimet tona edhe të Balkanit. Kosova mund të pë rballet me një tërmet maksimal 6.5 shkallë Rihteri në tri zonat që i kemi me aktivitet sizmik më të lartë, e që ndërtuesit duhet ta kenë parasysh”, ka thënë Mustafa.

“Zonat që kanë n gjashmëri të një tërmeti të pritshëm, si Ferizaj, Viti, Gjilan, është zona Prizren-Gjakovë, Pejë-Istog dhe zonat veriore të Kosovës, mund të go det një tërmet në të ardhmen me magnitudë deri 6.5 shkallë. E zona e Drenicës dhe apo Prishtinë – Mitrovicë mund të g oditet nga një tërmet në të ardhmen me 6.0 deri 6.2 shkallë Rihteri”, u shpreh ai.